Aktualitet

Hamiti: Më 9 shkurt qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin një qeveri të përgjegjshme

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar shpalljen e datës së zgjedhjeve nga ana presidentes Vjosa Osmani.

Ai ka bërë më dije se më 9 shkurt qytetarët e Kosovës kanë mundësi që të zgjedhin Qeveri të përgjegjshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se puna e parë që duhet të bëj qeveria e re është riparimi i dëmeve të Qeverisë Kurti.

“Kosova është nën sanksione ndërkombëtare në kohën dhe për fajin e kësaj Qeverie të Vetëvendosjes, për herë të parë në historinë e vet si shtet. Më 9 shkurt 2025 qytetarët e Kosovës do ta kenë mundësinë të zgjedhin Qeveri të përgjegjshme, puna e parë e së cilës do të jetë t’i riparojë dëmet e Qeverisë aktuale, në largim. Lidhja Demokratike e Kosovës ka kohë që e ka bërë programin që e kthen vendin tonë në rrugë të zhvillimit të gjithëmbarshëm shoqëror dhe ekonomik, në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët e Republikës sonë të dashur; jo në konfrontim me ta”, ka shkruar Hamiti.



#Hamiti #Më #shkurt #qytetarët #kenë #mundësinë #të #zgjedhin #një #qeveri #të #përgjegjshme
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button