Sport
Klubi i Premier League-s takon kampin e Armando Brojës, i prezantojnë projektin e tyre –

Orët e fundit kanë qenë mjaft aktive për Ipswich Town-in. Klubi anglez është ngjitur këtë sezon në Premier League, por nuk dëshirojnë të jenë vetëm kalimtarë në elitë. Ipswich-i ka arritur së fundmi marrëveshjen me Kalvin Phillips-in, Szmodics-in dhe Cajuste-n, ndërsa objektivi i katërt është Armando Broja.
Fabrizio Romano raporton se drejtuesit e klubit anglez i janë qasur kampit të Armando Brojës për t’i prezantuar projektin e tyre. Mediat në ishull kanë njoftuar se oferta e dorëzuar nga Ipswich-i ka qenë ajo e huazimit për një sezon, por Chelsea dëshiron shitjen e menjëhershme të Brojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Klubi #Premier #Leagues #takon #kampin #Armando #Brojës #prezantojnë #projektin #tyre
SportExpress