Sport
Xherdan Shaqiri rikthehet në “shtëpi”, futbollisti shqiptar prezantohet aty ku nisi karrierën

Pasi i dha fund aventurës së tij në MLS me Chicago Fire, Xherdan Shaqiri ka zgjedhur që të rikthehet aty ku nisi çdo gjë, te Baseli.
Futbollisti shqiptar që ka përfaqësuar Zvicrën u rikthye në “shtëpinë” e tij, nga e cila u largua kur ishte vetëm 20 vjeç për te Bayern Munchen.
Karriera e tij më pas kishte ulje-ngritje, duke shkuar te Inter, Stoke City, Liverpool dhe në fund në SHBA.
32-vjeçari i lindur në Gjilan vjen te Baseli si lojtar i lirë, teksa do të përpiqet të ndihmojë skuadrën zvicerane të arrijë objektivat e vendosur për këtë sezon.
#Xherdan #Shaqiri #rikthehet #në #shtëpi #futbollisti #shqiptar #prezantohet #aty #nisi #karrierën
Java News