Tragjedi në familjen nga Lushnja! Polumbarët e RENEA gjejnë trupin e pajetë të 21 vjeçarit

Polumbarët e Reneas pas kërkimeve në një kanal me ujë në fshatin Çukas, gjejnë trupin e 21 vjeçarit që dyshohet se është mbytur mbrëmjen e djeshme.
Pas kallëzimit të bërë mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga shtetasi A. C., 37 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, shtetasin M. C., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, i cili vuante nga epilepsia, menjëherë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.
Paraditen e sotme, me ndihmën e polumbarëve të Repartit Special Renea, eshtë bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit M. C., i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në një kanal vaditës, në fshatin Çukas i Ri, Lushnjë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.
#Tragjedi #në #familjen #nga #Lushnja #Polumbarët #RENEA #gjejnë #trupin #pajetë #të #vjeçarit
Java News