Ancelotti i lumtur me fitoren e Realit në Superkupën e Evropës: Atalanta na bëri të vuajmë

Carlo Ancelotti tha pas fitores 2-0 të Real Madridit ndaj Atalantës në Superkupën e Evropës se skuadra italiane bëri që skuadra e tij të vuante në pjesën e parë.
“Ishte një lojë e mirë, Atalanta na bëri të vuajmë në pjesën e parë, ata gjetën hapësira”, tha Ancelotti për Sky Sport Italia, transmeton Sport.
“Pasi u ul presioni dhe aktiviteti i tyre fizik në ndeshje pas pushimit, ne filluam të gjejmë hapësira në pozicionet përpara dhe në këto situata lojtarët tanë sulmues janë shumë efektivë”.
“Është ende e vërtetë që të luash kundër Atalantës është si të shkosh te dentisti! Lojtarët ishin pak të mërzitur në pjesën e parë pasi nuk mund të bënin atë që donin. Unë u thashë atyre se duhet të jenë të durueshëm sepse është me të vërtetë një Atalanta luajti shumë mirë dhe na bëri të vuajmë”, shtoi trajneri i “klubit mbretëror”.
Ancelotti vlerësoi gjithashtu Jude Bellingham, i cili u shpall lojtari i ndeshjes.
“Ai është një lojtar i madh, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Paraqitja e tij në pjesën e dytë ishte e mahnitshme, veçanërisht duke pasur parasysh se ai është duke u stërvitur vetëm për shtatë ditë,” shtoi specialisti italian.
/ Sport.
#Ancelotti #lumtur #fitoren #Realit #në #Superkupën #Evropës #Atalanta #bëri #të #vuajmë
gazetablic.com