Aktualitet

I duhur apo gabim vendimi i MASHT-it për subvencionimin e teksteve shkollore? | Flasin njohësit e fushës së arsimit

Edhe në këtë vit të ri shkollor furnizimi i teksteve shkollore për nxënësit do të bëhet sikuse vitin e kaluar, pra, me anë të subvencionimit në llogaritë bankare të prindërve.

E këtë e bëri të ditur, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Invoacionit, gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media.

Në lidhje me furnizimin e teksteve shkollore, njohësi i arsimit, Rinor Qehaja në një intervistë për thekson se ky subvencionim i tillë është në kundërshtim me buxhetin që e redukton hallkën e shpërndarjes së teksteve shkollore, i cili thotë se prindërit janë përgjegjës pasiqë i’u kanë mbetur edhe dy javë kohë për t’i furnizuar fëmijët e tyre me libra.

“Ky subvencionim është efikas nga një këndvështrim buxhetor pikë së pari, por, logjistikisht pa dyshim e redukton atë hallkën e shpërndarjes së teksteve shkollore. Unë e rikujtojë se çka ka ndodh në të kaluarën, shpërndarja është bërë nga ministria tek shtëpitë botuese , shtëpitë botuese në drejtori komunale, drejtoritë komunale tek drejtori i shkollës, drejtori i shkollës tek kujdestarët, me arritë tek nxënësi, në këtë zingjirë të këtij numëri kaq të madh të akterëve, padyshim ka hapsirë për neglizhencë, për jollogaridhënie dhe na sjellin me vonesa. Mirëpo, me një blerje të drejtpërdrejt përmes subvencionimit qysh e ka prezantu qeveria, në këtë rast përgjegjësia bie tek prindërit të cilët tashmë i kanë dy javë kohë për të bërë blerjen e teskteve shkollore dhe për të furnizuarë të gjithë nxënësit”, u shpreh Qehaja.

Tutje, MAShTI njofton se për fëmijët nga klasa e parë deri te e pesëta shuma e subvencionimit do të jetë me 80 euro, ndërsa për fëmijët nga klasa e gjashtë deri tek e nënta do të jetë 110.

E këtë çmim njohësi i arsimit, nuk e sheh as të tepërt e as të pakët, që sipas tij kjo shumë e subvencionimit duhet të jetë në përpudhje me të gjithë shumën e blerjes së teksteve shkollore.

“Ky çmim që është prezantuar në subvencionim korrespodon me çmimin e teksteve shkollore, pra, as nuk është më i tepërt e as më i pakët, së paku kështu shpresojmë shumë që të jetë dhe i kalkuluar nga Ministria e Arsimit. Në të kundërtën nuk ka kuptim subvencionimi prej 80 eurove nëse tekstet për nivelin e parë kushtojnë 200 euro. Shuma e subvencionimit duhet të jetë në përputhje me shumën blerësve për tekstet shkollore”, tha ai.

Ndërsa, organizata “ETEA” dje ka publikuar si rikujtim analizën statistikore të bërë gjatë fillimit te vitit shkollor 2023/2024 që ka të bëjë mbi ndikimet e modalitetit në mbarëvajtjen e procesit mësimor me rreth 500 mësimdhënës në të gjitha komunat e Kosovës.

Një ndër pyetjet e parashtruar për mësimdhënësit në analizën e realizuar është: “A vlerësoni se duhet të vazhdohet me transferimin e mjeteve tek prindërit / kujdestarët për blerjen e teksteve shkollore apo MASHTI ta përmbyll këtë proces përmes tenderimit sikurse gjatë viteve të kaluara?”.

Por, nga 506 mësimdhënës të anketuar afër 70% e tyre janë deklaruar se nuk e përkrahin vendimin e MAShTI-t në lidhje me subvencionimin, por, që të vazhdoj procesin përmes tenderimeve.

I pyetur Qehaja se si e sheh këtë vlerësim të mësimdhënsve u shpreh se në çfarëdo alternative që vendos MASHTI të bëjë furnizimin e teksteve shkollore nuk i’u takon mësimdhënsve të gjykojnë mbi to.

“Çfarë alternative shpërndahen tekstet shkollore nuk ju takon mësimdhënsve me gjyku, pasiqë janë institucione qeveritare ata që prezantojnë alternativa të cilat mbi të gjitha ju shërbejnë interesave shtetërore. Ju shërbejnë interesave shtetërore në kursim të buxhetit dhe më e rëndësishmja na garantojnë shpërndarje në kohë të tekstit shkollor. Pra, përderisa teksti shkollorë arrinë në institucionet arsimore para 2 shtatorit, atëherë nuk ka hiç fare rëndësi qysh ka ndodhë shpërndarja, a ka shku prindëri drejtpërdrejt në biblotekë, në librari me bë blerjen apo është shpërndarë nga komuna tek drejtori, nga drejtori në klasë, kjo është irevelante atij qëllimit të mirë për shpërndarje në kohë të teksteve shkollore”, përfundoi ai.

E mospërkrahjen e subvencionimit nga ana e mësimdhënësve e sheh shqetësues autori i kësaj analize statistikore AgonAhmeti, i cili në një prononcim për tha se padyshim që është shqetësuese një gjë e tillë, pasiqë shumica e mësimdhënsve kanë hasur vështirësi në realizimin e plan-programit për shkak të mungesës së teksteve shkollore.

“Padyshim, është shqetësues fakti që 69.6% e mësimdhënësve nuk e përkrahin modelin e subvencionimit të librave përmes prindërve, pasi shumica e mësimdhënësve kanë hasur vështirësi në realizimin e plan-programit për shkak të mungesës së teksteve shkollore. Kjo situatë vendos në pah se modeli aktual i furnizimit me tekste shkollore nuk ka siguruar që të gjithë nxënësit të jenë të pajisur me materialet e nevojshme mësimore. Gjithsesi, duhet pasur parasysh se arsyeja kryesore e mosfurnizimit te plote të nxënësve me libra ka të bëjë me faktin se MAShTI ka vendosur që të ndryshoj modalitetin e furnizimit vetëm një javë para fillimit të vitit të ri shkollor 2023/24”, theksoi Ahmeti.

E, që sipas tij ende më shqetësues është fakti se përkundër situates së krijuar vitin e kaluar nga vendimmarrja e vonë, MAShTI sërish ka marr një vendim të tillë vetëm dy javë para shtatorit.



#duhur #apo #gabim #vendimi #MASHTit #për #subvencionimin #teksteve #shkollore #Flasin #njohësit #fushës #së #arsimit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button