Bllokohet transferimi i Brozovic, Inter i tërbuar me Al Nassr: sauditët luajtën ‘pisët’

Mes Brozovic dhe Al Nassr gjithçka dukej e kryer, por Inter bllokoi negociatat në minutën e fundit. E në fakt, pasi kroati kishte marrë kohë për të pritur Barcelonën, tymi i bardhë më në fund mbërriti dje. Kroati vendosi të mos priste më Barcelonën dhe pranoi transferimin në Arabinë Saudite. E kur pritej zyrtarizimi, gjithcka u shkatërrua. Zikaltrit në këtë pikë janë shumë të inatosur me sauditët sepse, pasi morën aprovimin e kroatit, ata ulën ofertën për klubin.
Lexo më tej: Al-Nassr i mbyll ‘gojën’ me para Brozovic: 100 milionë në tre vjet ‘vrasin’ shpresat e Barcelonës
Sipas gazetarit italian Di Marzio, gjithnjë i informuar mbi çështjet e merkatos, arabët ndryshuan rregullat. Al Nassr uli ofertën për mesfushorin kroat nga 23 milionë + bonuse, në 13 milionë + bonuse. Një ulje drastike që nuk i pëlqeu aspak Inter. E për këtë arsye Ausilio dhe Marotta e vendosën transfertën në bllokim. Kështu, hapen skenarë të rinj për të ardhmen e kroatit, sot më shumë se kurrë në balancë. Gjithnjë, sipas Di Marzio, kroati i kishte kërkuar Inter një shpërblim për të pranuar transferimin në Arabinë Saudite. Ishte çështje parash, sepse Brozo kishte kërkuar rritjen e ofertës mbi 30 milionë të ofruar fillimisht. Al Nassr pranoi të shkonte në 100 milionë në 3 vjet, por pikërisht kur u akorduan erdhi bllokimi.
🚨 #Calciomercato | #Inter, l’#AlNassr ha cambiato le condizioni dell’offerta per #Brozovic: la trattativa si è bloccata
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 30, 2023
#Bllokohet #transferimi #Brozovic #Inter #tërbuar #Nassr #sauditët #luajtën #pisët
Lapsi