Aktualitet

Aksident tragjik në Shkodër, ndërron jetë një 4-vjeçar

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 4-vjeçari, ka ndodhur mesditën e kësaj te enjteje në aksin rrugor Shkodër – Velipojë. Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri që drejtohej nga një 22-vjeçare dhe tjetri nga një 38-vjeçar.

Mësohet se përplasja ka qenë tepër e fortë, duke shkaktuar disa të plagosur, e për fat të keq humbjen e jetës së një fëmije, që udhëtonte në njërin prej mjeteve të përfshira në këtë aksident.

“Shkodër/Informacion paraprak: Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç. Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/f.s

#Aksident #tragjik #në #Shkodër #ndërron #jetë #një #4vjeçar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button