Aktualitet

Rrezikon 3 vjet burg, një nga tre gjyqtarët mban në ankth Safet Gjicin

Gjykata e Posaçme shtyn seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Shkak u bë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues. Në seancën e sotme, do të paraqiteshin konkluzionet e mbrojtjes.

Në seancën e kaluar, SPAK kërkoi deklarimin e fajshëm të Gjicit për akuzën e “korrupsionit” dhe dënimin e tij me 3 vjet burg. Për të bashkëpandehurën e tij, Alma Kaçi, SPAK kërkoi një dënim me 1 vit burg, po për akuzën e “korrupsionit”.

Ish-kryetari i Bashkisë Kukës u arrestua pas një videoje të publikuar, ku ai shfaqej duke kryer seks oral me një grua, më pas të identifikuar si Alma Kaçi. Disa ditë më vonë, u publikua një version i plotë i videos, ku Kaçi dhe Gjici flisnin për mundësinë që ajo të merrte një tender për kujdesin e qenve të rrugës në Kukës.

/f.s

#Rrezikon #vjet #burg #një #nga #tre #gjyqtarët #mban #në #ankth #Safet #Gjicin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button