Life Style

TOB çel sezonin artistik, koncert nën tingujt e Beethoven dhe Mozart

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka  çelur  sezonin e ri artistik, nën tingujt e dy prej gjigantëve të kompozimit botëror, siç janë Beethoven dhe Mozart.

Fantazia magjike e Beethoven-it dhe Requiem-i i fundit i Mozart-it kanë inauguruar  çeljen e një sezoni  të larmishëm dy kryeveprat e muzikës klasike nga dy kompozitorët me ndikim të jashtëzakonshëm në artin klasik kane ardhur  për  publikun artdashës  në këtë fillim sezoni.

Choral Fantasy njihet si një ndër kompozimet më të bukura të Beethoven, që i ka paraprirë Simfonisë no.9. Ndërsa Requiem-i i Mozart-it, kompozimi i tij i fundit, na fut në një tjetër mister të radhës.

I gjithë sezoni do të sjellë në skenë një përzgjedhje të pasur shfaqesh që përfshijnë vepra klasike  dhe moderne, koncerte simfonike performaca baleti dhe koncerte të ansamblit popullor.

Gazetare: Xh. Kondi

#TOB #çel #sezonin #artistik #koncert #nën #tingujt #Beethoven #dhe #Mozart
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button