Aktualitet

Rritet çmimi i apartamenteve në Elbasan – Zonat më të preferuara, qendra dhe lagjja historike “Kala” – JavaNews.al

Në Elbasan çmimet e shitjes së apartamenteve, në dy vitet e fundit, kanë pësuar rritje, e cila varion nga 20-30%. Zonat më të preferuara konsiderohet qendra e qytetit dhe lagjja historike Kala ku çmimet variojnë 700-800 euro m2. Sipas agjentit imobiliar, Eluert Dika kërkesat me te larta janë për banesa të vogla.

Kërkesat më të shumta në Elbasan janë për apartamente 1+1 dhe 2+1 dhe me çmime jo shumë të larta gjithashtu edhe kërkesa për shtëpi me qera është gjithmonë në rritje”, u shpreh Eluert Dika, agjent Imobiliar.

Specialistët e fushës shohin  një rritje të interesit për të investuar në pasuri të paluajtshme në zonat turistike. Interesin më të lartë e përbën lagja muzeale “Kala”, ku kërkesat pas prezantimit të projektit të rijetëzimit janë shumëfishuar.

Një trend tjetër në Elbasan është kërkesa e të huajve për të vizituar qytetin, ato kërkojnë apartamente dy ditore ose tre ditore”, tha ai.

Ndërkohë në zonat turistike malore si Bysheku, Gjinari, Funari, vëmendja është përqendruar te ndërtimi i shtëpizave me fokus turizmin.

Po kërkohen toka për të bërë shtëpia druri, kryesisht për zonën e Byshekut, për Gjinarin, për Funarin”, u shpreh agjent imobiliar.

Një ndër arsyet që ka ndikuar në rritjen e çmimit të apartamenteve në Elbasan sipas agjentëve imobiliar  është edhe afërsia me kryeqytetin,  duke sjellë rritje të kërkesave për pasuri të paluajtshme në Elbasan.

#Rritet #çmimi #apartamenteve #në #Elbasan #Zonat #më #të #preferuara #qendra #dhe #lagjja #historike #Kala #JavaNews.al
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button