Aktualitet
Nesër vijon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, do të vijojë edhe përgjatë javës së ardhshme në Hagë.
Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët” do të vijojë nga e hëna në të enjten.
Këtë javë u mbajten tri proceset gjyqësore, pas rikthimit të trupit gjykues nga pushimi.
Seancat janë njoftuar të fillojnë në ora 09:00, teksa është paraparë të zgjasin rreth shtatë orë e gjysmë.
#Nesër #vijon #procesi #gjyqësor #ndaj #ishkrerëve #të #UÇKsë
gazetablic.com