Aktualitet
Sot luhen dy ndeshje në Superligën e Kosovës

Në javën e tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës do të zhvillohen dy ndeshje, ndërsa ishin paraparë të mbaheshin tri.
Ndeshja më interesante e kësaj xhiroje do të jetë ajo në Klinë, ku Dukagjini do të përballet me Gjilanin.
Duel që nuk duhet lëshuar pa e parë është edhe ai në mes të Ballkanit dhe Feronikelit ’74 që luhet në Suharekë.
Dueli i tretë që do të zhvillohej për këtë javë ishte ai në mes të Dritës dhe Suharekës, por që është shtyrë shkaku i pjesëmarrjes së klubit nga Gjilani nga Ligën e Konferencës.
Që të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 16:00.
#Sot #luhen #ndeshje #në #Superligën #Kosovës
gazetablic.com