“Bëhu pjesë e historisë”! Dizenjimi që do të marrë jehonë përtej Shqipërisë, kërkohet maskoti për EURO25 –

UEFA vazhdon t’i besojë FSHF evenimente të rëndësishme. Pasi ia doli me sukses në finalen e Conference League në vitin 2022, tanimë Shqipëria pret një tjetër event me shumë peshë. Bëhet fjalë për kampionatin europian për moshat U-17 që do të mbahet në vendin tonë në 2025.
FSHF ka bërë së fundmi një postim duke i ftuar njerëzit që të mbeten pjesë e historisë. Kështu secili që dëshiron, mund të dërgojë një propozim për maskotin e këtij turneu. Ky dërgim i dizenjimit bëhet në adresën e emailit, fshf@fshf.al. Në fund, puna më e mira do të ketë mundësinë që të shoh maskotin e dizenjuar prej tij në kampionatin europianit të U-17. /Sport Ekspres/
#Bëhu #pjesë #historisë #Dizenjimi #që #të #marrë #jehonë #përtej #Shqipërisë #kërkohet #maskoti #për #EURO25
SportExpress