Aktualitet

Temperaturat e larta dëmtojnë bletarët/ Ulet prodhimi i mjaltit, shfarosen kolonitë e bletëve

Temperaturat e larta të zgjatura në kohë kanë dëmtuar kolonitë e bletëve. Në Fier, bletarët shprehen për rënie drastike të mjaltit të prodhuar këtë vit.

Ferdinand Muskaj zotëron mbi 500 koshere me bletë të cilat i ka vendosur në Dhërmi për kullota më të mira. Pavarësisht kësaj ai është detyruar të shtojë kujdesin ndaj bletëve.

I nxehti i ka ekspozuar bletët ndaj sëmundjeve. Ky është viti i dytë radhazi që shënon ulje të prodhimit të mjaltit. Në Fier numri i fermave të bletarisë shkon në afërsisht në 300. Shumë prej bletarëve po i zhvendosin koshere në vende të tjera për të shmangur pasojat e temperaturave të larta.

#Temperaturat #larta #dëmtojnë #bletarët #Ulet #prodhimi #mjaltit #shfarosen #kolonitë #bletëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button