Aktualitet

Murtaja tek kafshët, Shqipëria rrit sigurinë, ndalon importin e derrave nga Italia, Gjermania e Ukraina

Infektimi i kafshëve me një sërë sëmundjesh ka detyruar Shqipërinë të marrë masa në disa shtete. Konkretisht përhapja e murtajës me origjinë afrikane kryesisht tek derrat ka bërë që vendi ynë të bllokojë importet nga Italia, Gjermania por dhe Ukraina.

Lejohet importi vetëm i derrave vetëm nëse nuk kanë pasur shenja ditën e importit, janë mbajtur 3 muajt e fundit të izoluar, dhe i janë nënshtruar testeve të nevojshme.

Disa ditë më parë Shqipëria bllokojë importet edhe nga Greqia për shkak të prezencës së murtajës, brucelozës por dhe tuberkulozit, një pjesë e të cilave mund të transmetohen edhe tek njerëzit.

#Murtaja #tek #kafshët #Shqipëria #rrit #sigurinë #ndalon #importin #derrave #nga #Italia #Gjermania #Ukraina
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button