Aktualitet

Humb jetën një person në Prizren, u rrokullis me motor

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor në fshatin Novosellë të Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima është dërguar në Emergjencë për ndihmë mjekësore, por i njëjti s’ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra dhe si pasojë ka vdekur.

“Raportohet se një mashkull kosovar është rrokullisur me motor. Njësiti i emergjencës, personin e lënduar e kanë dërguar për trajtim mjekësor, ku më pas i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.



#Humb #jetën #një #person #në #Prizren #rrokullis #motor
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button