Finalja e Stambollit ndaj Cityt, Calhanoglu: Dua të jem turku i parë që fiton një Champions
Interi synon të fitojë UEFA Champions League ndaj Manchester Cityt, në sfidën që do luhet në Stamboll, me 10 qershor. Futbollisti turk i zikaltërve, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për UEFA, në prag të këtij takimi.
“E dua Stambollin, për mua është qyteti më i bukur. Më pëlqen çdo herë që shkoj, sepse kultura jonë është shumë interesante. Mezi pres që të jem aty, jam shumë i lumtur që do të luaj në Turqi.
“Jemi kaq pranë dhe është normale që të ëndërrosh. E dinim që mund të vinim këtu, jam i sinqertë. Dua të jem turku i parë që fiton një Champions, pastaj në Stamboll…Shpresojmë që ëndrra të realizohet.
Gundogan? Është kapiteni i Manchester City, kam shumë respekt për të. Nuk do të jetë e lehtë as për atë, ndonëse është një futbollist shumë i mirë. E respektoj sepse është më ekspert se unë, por do të bëj gjithçka për ta mposhtur” – tha ai.