Të rrezikuar për jetë | Zjarrfikësve ende u mungon ekzekutimi i shtesave

Çdo sektor i punës ka vështirësit e veta, e me këto vështirësi në vendin tonë përballet edhe puna e zjarrfikësve.
Ka raste kur kjo punë përfundon edhe me fatalitet. Ku ditë më parë një zjarrfikës në komunën e Klinës, vdiq gjatë intervenimit të tij në terren.
Mirëpo, tash e sa kohë zjarrfikësit po ballafaqohen me kushte jo të mira të punës, me mungesë të sigurimeve shëndetësore, si dhe me mosekzekutim të shtesave ndaj rrezikshmërisë që kanë.
Për këto probleme eventuale të zjarrfikësve kosovarë, kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve Muharrem Beka në një përgjigje për , thotë se në mënyrë arbitrare i kanë ndërprerë shtesat pa japur shpjegim, e që sipas tij, kjo është shkelje së pari e të drejtave të puntorëve, e së dyti shkelje e dinjitetit.
“Në mënyrë arbirtare, pa analizë, pa njoftim vetëm na e kanë ndërprerë shtesat, le të tregojnë arsyjen. Institucionet tona deri më tash nuk e kanë marrë seriozisht, këtij shërbimi nuk i dhanë prioritet, si dhe gjendja është me vite që këto probleme janë të akomuluara, e që është alarmi i fundit që institucionet në këtë vend duhet të bëjnë dicka. Kjo është shkelje e të drejtave të puntorëve së pari, si dhe shkelje e dinjitetit, shkelje e të gjitha kritereve standarte, që nuk është e drejtë që të angazhohen në një masë kaq të madhe, pa analizë të rrezikut, pa kontrollime sistematike, pa kontrollime shëndetësore, ku zjarrfikësit në vendin e punës ndodh që vet i paguajnë shërbimet mjekësore”, u shpreh Beka.
Beka, kërkon nga qeveria aktuale në mënyrë urgjente t’a formojnë një buxhet shtesë si për mjetet e zjarrfikësve ashtu edhe për pranimin e puntorëve të rinjë.
“Duhet urgjentisht që qeveria e Kosovës, si dhe të gjithë faktorët relevant që të analizojnë të gjithë situatën e krijuar dhe të formohet një buxhet shtesë që financiarisht dhe në pajisje, si dhe një buxhet në praninimin e punëtorëve të rinjë”, tha ai.
Ai po ashtu shprehet kritik ndaj komunave të Kosovës që nuk po paguajnë në mënyra të duhura punët shtesë të zjarrfikësve.
“Shumica e komunave të Kosovës nuk i paguajnë ndërrimet e natës, orët jashtë orarëve, vikendet”, deklaroi Beka.
Po ashtu, në lidhje me këtë çështje edhe eksperti i emergjencave Tahir Ahmeti, në një prononcim për , thekson se ky shërbim i sigurisë së vendit është lënë pas dore, si dhe kushtet e puntorëve në raste të intervenimeve kanë mbetur në ngecje të mëdha, të cilat janë në numër të vogël, e që disa mjete të tjera të punës ata nuk i posedojnë fare.
E për mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe për mosekzekutimin e shtesave ndaj rrezikshmërisë, Ahmeti deklaron se qeveria që nga fillimi I këtij viti nuk ka ekzekutuar shtesat për zjarrfikësit, si dhe të njejtit duhet t’a ndihmojnë Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit si për mjete, ashtu të përfshijnë edhe sigurimet shëndetësore dhe pagesat e rrezikshmërisë.
“Duke pasë parasysh punën e vështirë dhe të rrezikshme që kanë zjarrfikësit, është e pakuptimt madje absurde që ky dikaster nuk ka ende sigurime shëndetësore, përveç kësaj prej fillimit të këtij viti qeveria ka ndalë edhe shtesat e rrezikshmerisë për zjarrfikësit. Qeveria duhet të ndajë mjetet e duhura për këtë sektorë të rëndesishëm të sigurisë, për investime qoftë në mjete dhe pajisje, qoftë në rregullimin e kushteve të zjarrfikësve duke përfshi edhe sigurimin shëndetësor dhe pagesën e rrezikshmëris. E tërë kjo që ata të kryejn punën e tyre sa më mirë, në shërbim të qytetarëve të vendit!”, u shpreh ai.
Ndërsa, Shefi i Brigatës së Zjarrfikësve, Malë Gashi tha se kjo mungesë është diçka që na shqetëson, e që sipas tij, për ndalimin e shtesave të rrezikshmërisë i’u është thënë se do të ndërtohet një grup ndërministror që do të mirret me vlerësimin e secilit profesion në mënyrë të ekzekturimit të shtesave.
“Sigurimi shëndetësor dhe mosekzekutimi I shtesave ndaj rrezikshmërisë është dicka që na preukopon, sepse sigurimet shëndetësore asnjëherë nuk janë bërë për Shërbime të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, pavarsisht punës që e kemi me rrezikshmëri të lartë. Ndërsa, sa I përketë shtesave të rrezikshmërisë nga ekzekutimi I pagave me ligjin e ri të pagave neve na u ka ndal shtesat e rrezikshmërisë, atëherë I kemi pas në vlerë 107 euro në emër të rrezikshmërisë, e kohë më parë kur është ndërprer është thanë që do të ndërtohet një grup ndërministror I cili do të bëjë vlerësimin e secilit profesion për t’I ekzekutuar shtesat e rrezikshmërisë. Por, ende nuk ka ndonjë përgjigje se pse ne nuk kemi shtesa të rrezikshmërisë, e në rend të parë a duhet të kemi, dhe e dyta cfarë zgjedhje duhet të jetë shtesat për rrezikshmëri”, potencoi Gashi për .
#Të #rrezikuar #për #jetë #Zjarrfikësve #ende #mungon #ekzekutimi #shtesave
gazetablic.com