Sport

Nuk vonon debutimi, Roko Vata luan ndeshjen e parë zyrtare me Watford-in –

Roko Vata u transferua këtë verë në radhët e Watford-it, ku do të përpiqet të bëjë emrin e tij të njohur në botën e futbollit. Lojtarit 19-vjeçar nuk i është dashur të presë gjatë për debutimin e tij me skuadrën e re. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës, është duke luajtur sot ndeshjen e tij të parë zyrtare me fanellën e Watford-it.

Roko Vata është përzgjedhur nga minuta e parë nga trajneri për ndeshjen e sotme kundër Milton Keynes Dons-it. Sfida është e vlefshme për raundin e parë të “Carabao Cup”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/



#Nuk #vonon #debutimi #Roko #Vata #luan #ndeshjen #parë #zyrtare #Watfordin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button