Marrin fund ditët e “Apokalipsit”/ Greqia shuan flakët, një viktimë dhe qindra të evakuuar, çfarë la pas beteja me zjarret në shtetin helen

Pas më shumë se 48 orësh punë të pandërprerë, autoritetet nga Greqi kanë mundur të venë në kontroll vatrën e madhe të zjarrit që shkrumboi rrethinat e Athinës.
Më shumë se 700 zjarrfikës, helikopterë, avionë, shtuar dhe këtu mbështetjen e mekanizmit europian për përballimin e emergjencave u angazhuan për të shuar flakët që shkaktuan një viktimë dhe detyruan qindra banorët të braktisin shtëpitë.
Bilanci i dëmeve është tepër i madh, pasi dhjetëra shtëpi e biznese janë djegur, po ashtu dhe një sipërfaqe prej 8500 hektarësh me pyje e shkurre.
Ministri i mbrojtjes Civile në Greqi deklaroi se pas 40 orëve luftë me flakët se nuk ka asnjë vatër aktive zjarri në periferitë e kryeqytetit krek
Qeveria në Greqi ka deklaruar se në terren do të jenë së shpejti 20 ekipe me inxhinierë që do të ndihmojnë qytetarët në përllogaritjen e dëmeve dhe në aplikimin për të marrë dëmshpërblim si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore.
Pavarësisht fikjes së zjarrit masiv pranë Athinës, forcat zjarrfikëse në Greqi po vijojnë luftën kundër zjarreve në qytete dqhe ishujt të tjerë.
#Marrin #fund #ditët #Apokalipsit #Greqia #shuan #flakët #një #viktimë #dhe #qindra #të #evakuuar #çfarë #pas #beteja #zjarret #në #shtetin #helen
Java News