Sport
Futbollistet Durrsakë në Tetovë

Kanë arritur pasditen e sotme ekipi i futbolisteve U 15 të Qëndres Kulturore te fëmijëve në Durres në qytetin e Tetoves ku sikurse jemi njoftuar, do të zhvillohet edicioni i 18 i Kampionatit mbareshqiptarë, nga datat 2 deri më 4 qershor 2023. Në Tetovë miqtë durrsakë u priten nga koordinatori i Komunës se Tetoves zoti Myzafer Livoreka dhe stafi organizator i kampionatit. Ekipi durrsak shoqerohet nga përgjegjësi i sektorit të sportit pranë QKF Eduard Salillari dhe traineret e ekipeve Shpëtim Kuçi dhe Lut Seidini.
Në këtë kampionat marrin pjese ekipe U 15 të qyteteve Durres, Tetove – Maqedoni e Veriut, Pejë – RKS, Ulqin – Mali i Zi, Bujanoc- Lugina e Presheves Serbi.