Aktualitet

Ndalimi i TikTok-u në Kosovë, AIP thekson se përdorimi i këtij rrjeti social mbetet në përgjegjësinë e përdoruesëve

Agjencia e Informimit dhe Privatësisë në një përgjigje dhënë për , në lidhje me çështjen e mbylljes së Tiktok ka treguar se ky dikaster nuk ka informacione për mbylljen e tërësishme të këtij rrjeti social.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, tani më ka ndërmarrë hapat e saj lidhur me mos lejimin e përdorimit të platformës TikTok në pajisjet (PC, llaptop, mobil) të cilat janë në pronësi të QRKS-së”, tregon AIP.

Agjencia e Informimit dhe Privatësisë e pyetur se a ka ndonjë informacion për mbylljen totale të këtij rrjeti social, nga ky institucion thonë se është përgjegjësi e përdoruesëve.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi nuk ka ndonjë informacion lidhur me mbylljen në tërësi të kësaj platforme. Por, për të respektuar dispozitat ligjore të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia ka pasur kontakte me përfaqësuesit e TikTokut dhe ka obliguar të njëjtit që në respektim të parimit të transparencës dhe llogaridhënies, të hartojnë politikat e privatësisë në gjuhën shqipe me qëllim që të jenë të kuptueshme për qytetarët tanë dhe më pastaj mbetet në përgjegjësinë e përdoruesve që pas leximit dhe njoftimit nga politikat e privatësisë, të përdorin apo jo këtë platformë”, thekson AIP për .

Sa i përket ndalimit të këtij rrjeti social, në shumicën e vendeve evropiane, nga ky institucion thuhet se në shumicën e vendeve evropiane është ndaluar për përdorim vetëm në institucionet shtetërore, gjë e cila është bërë edhe në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Sipas informacioneve që kemi, kjo platformë në shumicën e vendeve evropiane është ndaluar për përdorim vetëm në institucionet shtetërore, një gjë të tillë që e ka bërë edhe Qeveria e Republikës së Kosovës. Ndërsa përdorimi nga ana e vetë subjekteve të të dhënave (qytetarëve) nuk është ndaluar nga asnjë shtet”, thuhet tutje nga AIP për .

//

 



#Ndalimi #TikToku #në #Kosovë #AIP #thekson #përdorimi #këtij #rrjeti #social #mbetet #në #përgjegjësinë #përdoruesëve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button