Aktualitet

Mbetje të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës, reagojnë Doganat: Po bashkëpunojmë me OLAF për të…

Drejtoria e Doganave ka reaguar pas lajmit se rreth 800 tonë mbetje të rrezikshme metalurgjike, dyshohet se janë nisur nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës.

Në reagimin zyrtar, Drejtoria e Doganave bën me dije se në kuadër të bashkëpunimit me ËCO dhe mbi bazën e informacioneve të shkëmbyera me Konventën e Bazel dhe OLAF, kanë identifikuar një ngarkesë të dyshimtë, e cila është nisur nga Porti i Durrësit dhe ka bërë transhipment në Trieste dhe Pire.

“DPD, OLAF dhe strukturat e tjera të përfshira po bashkëpunojnë aktivisht për të lokalizuar ngarkesën gjatë transportit dhe për të verifikuar nëse ngarkesa është mbetje”, thuhet në reagim.

/a.r

#Mbetje #të #rrezikshme #nga #Shqipëria #drejt #Tajlandës #reagojnë #Doganat #bashkëpunojmë #OLAF #për #të..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button