Aktualitet

Ceremonia e fituesve në Olimpiadë, Veliaj: Medaljet nderim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kombin

Bashkia e Tiranës ka organizuar pasditen e së hënës një ceremoni falenderimi për ekipin e Sport Klub Tiranës që mori pjesë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm të dy mundësit që fituan medalje të bronztë në Olimpiadë, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, trajneri i dy mundësave, Sahit Prizreni, si dhe mjaft sportistë dhe dashamirës të sportit.

Kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij vuri theksin se dy mundësat fitues në Olimpiadë dëshmuan jo vetëm për një skuadër e jashtëzakonshme, por ata janë edhe heronjtë tanë.

Sipas tij, në këtë ditë të rinisë vjen mesazhi që mundi e djersa shpërblehen.

“Vetëm me mund djersë e talent ecim përpara. Fituesit janë provokues të një krenarie të madhe për Shqipërinë. Bashkimi prodhon fuqinë. Shqipërisë i kanë ikur shumë medalje për shkak të pamundësive, financimeve dhe kushteve. Medaljet janë nderim jo vetëm për ne, por për të gjithë. Shqipëria është një shtëpi e dëshiruar tashmë, një shtëpi që të hap dyert. Medaljet nuk nderojnë vetëm sportin, por gjithë kombin tonë. Duhet të mobilizohemi edhe për lojërat para olimpike. Fuqia jonë qëndron te uniteti jo tek cic-micet. Çdo ëndërr bëhet realitet kur jemi të bashkuar.”, tha Veliaj.

/a.r

#Ceremonia #fituesve #në #Olimpiadë #Veliaj #Medaljet #nderim #vetëm #për #Shqipërinë #por #edhe #për #Kombin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button