Sport

Bënë historinë në Paris 2024, Valiev dhe Dudaev nga Rinasi: Do Zoti herën tjetër marrim medalje të artë

Delegacioni që përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” ka mbërritur në Tiranë. Kreu i KOKSH, Fidel Ylli, sportistët medalistë Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, si dhe trajnerët e tyre përkatës kanë zbritur nga avioni të buzëqeshur. Ata u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një ceremoni të dedikuar, tapet të kuq dhe lule. Në dalje të aeroportit, qindra tifozë ishin prezent për të pritur dy kampionët kuqezi. Në fjalën e tyre, dy sportistët e bënë të qartë se kërkojnë medalje të arta për vendin tonë.

Dy sportistët kuqezi, Valiev dhe Dudaev thanë se vitet e ardhshme synojnë t’i sjellin Shqipërisë medalje të arta.

“Faleminderit Shqipërisë, e kam në zemër”, tha Valiev, që shtoi entuziazmin te tifozët.

Islam Dudaev kërkon medaljen e artë.

“Jam shumë i lumtur, do Zoti në herën tjetër medalje të artë për Shqipërinë”, tha Dudaev.

Më 10 gusht Chermen Valiev shkroi historinë në Paris 2024. Ai fitoi medaljen e parë për Shqipërinë në historinë e Lojërave Olimpike, duke mposhtur me rezultatin 6-2 në finalen për medaljen e bronztë Viktor Rassadin nga Taxhikistani, në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg.

Një medalje e dytë iu ofrua Shqipërisë nga mundësi Islam Dudaev i cili mundi numrin një të botës në peshën 65 kg, Iszmail Muszukajev.

Veç dy sportistëve që i dhuruan medalje vendit tonë, pjesë e këtij eventi ishin edhe gjashtë sportistë të tjerë që nuk mundën të siguronin medalje. Manjola Konini në qitje, Luiza Gega dhe Franko Burraj në atletikë, Grisi Koxhaku e Kaltra Meça në not, si edhe rusi i tretë i natyralizuar si shqiptar, mundësi Zelimkhan Abakarov.

#Bënë #historinë #në #Paris #Valiev #dhe #Dudaev #nga #Rinasi #Zoti #herën #tjetër #marrim #medalje #të #artë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button