Aktualitet

Enzo Maresca: Mezi pres të punojë me Pedro Neton, nuk e njoh akoma mirë ekipin tim

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca është “shumë i emocionuar” për kalimin e Pedro Neto në Chelsea, me klubin që konfirmoi marrëveshjen prej 51 milionë funte të dielën.

Neto nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare pasi u largua nga Wolverhampton. Anësori 24-vjeçar bëhet nënshkrimi i dhjetë i klubit në verë, transmeton Sport.

Jam shumë i emocionuar, ai ka shumë për të ofruar. Ai mund të luajë në të djathtë, ai mund të luajë në të majtë, ai është shumë i mirë një me një. Ai është një tjetër opsion që kemi sepse do të ketë shumë e shumë ndeshje në sezon, që të na duhet një skuadër e madhe”, tha Maresca pas barazimit me Interin.

Ende nuk e njoh ekipin tim. Para-sezoni ishte shumë i vështirë, intensiv, shumë lojëra shkonin nga një qytet në tjetrin. Tani më në fund fillojmë një javë normale. Nesër pushojmë dhe pastaj fillojmë të përgatitemi për lojën”, shtoi ai.

/ Sport/



#Enzo #Maresca #Mezi #pres #të #punojë #Pedro #Neton #nuk #njoh #akoma #mirë #ekipin #tim
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button