Aktualitet

“Valor Shield ’24”/ Trupat specialë të FA të Shqipërisë dhe FS të Kosovës testojnë së bashku aftësitë reaguese

Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës , morën pjesë në stërvitjen “Valor Shield 24”.

Ministri e Mbrojtjes bëri të ditur sot se, trupat testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

Gjatë stërvitjes “Valor Shield 24”, trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese, theksoi MM.

#Valor #Shield #Trupat #specialë #të #të #Shqipërisë #dhe #të #Kosovës #testojnë #së #bashku #aftësitë #reaguese
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button