Policia bëhet me hallka për mbikëqyrje elektronike, marrin pjesë Kurti, Haxhiu e Sveçla

Lansohet projekti i hallkave për mbikëqyrje elektronike në Policinë e Kosovës.
Pas këtij aktiviteti, kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, do të kenë prononcim për media.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, dhe ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, sot , më 10 dhjetor 2024, nga ora 08:00, do të vizitojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, me rastin e lansimit të projektit të hallkave për mbikëqyrje elektronike”, thuhet në njoftim.
Ngjarja zhviĺlohet në Drejtorinë e Përgjithshme Policisë së Kosovës, duke filluar në orën 08:00.
#Policia #bëhet #hallka #për #mbikëqyrje #elektronike #marrin #pjesë #Kurti #Haxhiu #Sveçla
gazetablic.com