Aktualitet
Zjarr i madh në Tepelenë, me dhjetëra zjarrfikës dhe një helikopter po punojnë për lokalizimin e flakëve

Një zjarr i madh ka përfshirë shpatin e malit mbi fshatin Luzat në Tepelenë. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe me gjithë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse të gjithë qarkut të Gjirokastrës është e pamundur vendosja e tij nën kontroll.
Aktualisht, ka ndërhyrë edhe një helikopter “Coguar”. Helikopteri furnizohet me ujë në Bajkaj të Delvinës.
Në terren, tashmë, janë zjarrfikëset e Tepelenës, Memaliajt, Gjirokastrës dhe Përmetit. Në ndihmë të tyre ka shkuar edhe një zjarrfikëse e Forcave të Armatosura.
Në terren janë mbi 80 efektivë si dhe vullnetarë.
/a.r
#Zjarr #madh #në #Tepelenë #dhjetëra #zjarrfikës #dhe #një #helikopter #punojnë #për #lokalizimin #flakëve
Java News