Aktualitet

Fluks në doganën e Kakavijës, rreth 25 mijë persona lëvizën në kufi gjatë fundjavës

Fundjava në doganën e Kakavijes ka regjistruar një fluks të lartë të lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë.

Gjatë ditës së shtunë dhe të diel janë rreth 25 mijë persona që kanë hyrë në Shqipëri apo kanë udhëtuar për në shtetin grek.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e SPK Kakavijë, kanë përpunuar 13009 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 8983 në hyrje dhe 4026 në dalje, si dhe 4274 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 2954 në hyrje dhe 1320 në dalje.

Gjatë ditës së diel pala greke ka shtuar numrin e sporteleve duke evituar radhët e pritjes gjatë përpunimit të dokumentave.

/a.r

#Fluks #në #doganën #Kakavijës #rreth #mijë #persona #lëvizën #në #kufi #gjatë #fundjavës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button