Sport
Napolit i nevojiten penalltitë kundër ekipit të Serisë B, lojtari shqiptar fitoi duelin me portierin e të kaltërve –

Napoli-Modena ishte befasia e kësaj mbrëmjeje. Megjithëse dukej një ndeshje e lehtë në letër, fusha ka treguar të kundërtën për napoletanët. Të kaltrit kanë barazuar me rezultatin 0-0 kundër ekipit nga Seria B.
Napolit iu nevojit gjuajtja e penalltive për të siguruar kualifikimin në turin pasardhës të Kupës së Italisë. I saktë nga 11 metrat u tregua edhe lojtari shqiptar, Kleis Bozhanaj, por goli i tij në fund nuk mundi t’i jepte Modenës kualifikimin përballë Napolit. Këta të fundit shënuan 4 herë në ruletën ruse të penalltive, ndërsa futbollistët e Modenës vetëm tre herë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Napolit #nevojiten #penalltitë #kundër #ekipit #të #Serisë #lojtari #shqiptar #fitoi #duelin #portierin #të #kaltërve
SportExpress