Zbardhet ngjarja ku humbi jetën 37-vjeçari në Pogradec, u dhunua për vdekje pas një sherri në lokal

Është zbardhur ngjarja e ndodhur dje në Pogradec ku humbi jetën 37-vjeçari Egli Proga.
Burime nga policia bënë me dije se viktima është goditur nga një person i identifikuar tashmë si Denis Meçe, i cili e ka dhunuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se dy personat janë konfliktuar në afërsi të një lokali, ndërsa viktima pasi është goditur nga Meçe, ka hyrë brenda lokalit dhe ka qëndruar vetëm 2 minuta, e më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar. Ngjarja që deri ditën e djeshme u dyshua si aksidentale, rezultoi në një vrasje.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes, ndërsa ka mbledhur të gjitha kamerat e sigurisë në zonë për të parë edhe momentet e konfliktit. Viktima ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Pogradecit, për shkak të hemorragjisë që pësoi nga dhuna e ushtruar.
#Zbardhet #ngjarja #humbi #jetën #37vjeçari #në #Pogradec #dhunua #për #vdekje #pas #një #sherri #në #lokal
Java News