Aktualitet

Paralajmërimi për masa tjera, analisti politik: Mund të ndikojnë edhe në liberalizimin e vizave

Bashkimi Evropian së fundmi paralajmëroi masa të reja për Kosovën sa i përket vendimeve të fundit, që janë cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për , u deklarua analisti politik, Arbnor Sadiku.

Ai tha se me këto paralajmërime, për Kosovën mund të ketë sanksione më të mëdha, madje sipas tij, edhe rishikim të liberalizimit të vizave.

“Faktikisht përveç që munden me qenë sanksione më të mëdha, ndoshta ekonomike ,munden me pësu ndonjë politikan me ndonjë presion të themi non grata,  ose edhe mund të ketë rishikim të liberalizimit të vizave për Kosovën”, deklaroi ai.

Sadiku tha se paralajmërimet e ndërkombëtareve për masa të reja  mund të ndikojnë në anëtarësimin e Kosovës.

“Faktikisht ajo veçse mundet me ndiku, ne nuk jemi afër anëtarësimit në KiE,  sigurisht mund të pezullojë këtë procedurë aplikuese për një periudhë të pacaktuar”, përfundoi analisti politik, Arbnor Sadiku.

Paralajmërimi për masa tjera, analisti politik: Mund të ndikojnë edhe në liberalizimin e vizave

//

 



#Paralajmërimi #për #masa #tjera #analisti #politik #Mund #të #ndikojnë #edhe #në #liberalizimin #vizave
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button