Aktualitet
“Nëna e puthi në ballë, nuk derdhi asnjë pikë loti”, dalin detajet nga autopsia e trupit të pajetë të Faton Hajrizit

Autopsia e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, tregon se nuk ka dëmtim, përjashto dëmtimin që vjen natyrshëm 3 jave pas vdekjes. Fatoni është qëlluar nga largësia në kokë, këmbë dhe trup.
Në këtë rast është hedhur poshtë edhe ideja që i ndjeri ka bërë vetëvrasje. Moment emocionues ka qenë kur nëna është afruar tek trupi i Fatonit. “E puthi në ballë, bisedoi me të, por nuk derdhi asnjë pikë loti. Ne të tjerët që ishim aty nuk u përmbajtëm”, tregoi ky burim.
Rezultatet e autopsisë pritet të dalin pas një kohe, ndërkohë Faton Hajrizi do të varroset të dielën në Klinë të ultë të Skenderajt në orën 14:00.
#Nëna #puthi #në #ballë #nuk #derdhi #asnjë #pikë #loti #dalin #detajet #nga #autopsia #trupit #të #pajetë #të #Faton #Hajrizit
Java News