Aktualitet
Operacion i madh për shuarjen e zjarreve në Malin e Thatë, helikopteri në aksion për lokalizimin e flakëve

Dalin pamjet nga aksioni për shuarjen e flakëve në Malin e Thatë.
Një operacion i madh është duke u zhvilluar në territorin e bashkisë Pustec, në afërsi të kufirit shtetëror me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Aktualisht të angazhuara ka shumë forca nga Bashkia Pustec, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Reparti Ushtarak Drenovë (Korçë), Drejtoria e i Përgjithshme për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrin e Brendshme, me mbështetjen e helikopterit Cougar dhe dy avionëve të dërguar nga pala maqedonase.
#Operacion #madh #për #shuarjen #zjarreve #në #Malin #Thatë #helikopteri #në #aksion #për #lokalizimin #flakëve
Java News