Aktualitet
E rëndë! Rrëzohet një tjetër avion, s’ka të mbijetuar

Një avion i vogël u rrëzua në Kilin jugor mbrëmjen e së premtes, ku si pasojë mbetën të vdekur shtatë persona, bëjnë me dije autoritetet e aviacionit civil të vendit.
“Piloti dhe gjashtë pasagjerët e tij vdiqën”, tha në një deklaratë Drejtoria e Përgjithshme e Aeronautikës Civile (DGAC), pa specifikuar shkakun e rrëzimit, raporton Barron’s.
Nuk dihet se kur do të nxirren trupat e viktimave, për shkak të kushteve të vështira atmosferike në zonën malore.
Përplasja ndodhi në të njëjtën ditë kur një aeroplan pasagjerësh në Brazil u rrëzua, duke vrarë të gjithë 62 personat në bord
#rëndë #Rrëzohet #një #tjetër #avion #ska #të #mbijetuar
Java News