Aktualitet
I dënuar për akuzën e rëndë, ndërron jetë i burgosuri në Lezhë, ja kush ishte

Robert Foto Cini, i cili vuante dënimin në IMP Lezhë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës në orën 14:15, pas një infarkti të miokardit.
I dënuari, me origjinë dhe me gjendje civile në Leskovik, ishte dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura” dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv.
Robert Cini ishte transferuar në këtë institucion më 27/11/2021, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme mendore. Shtetasi i dënuar nuk kishte kontakte me familjen.
#dënuar #për #akuzën #rëndë #ndërron #jetë #burgosuri #në #Lezhë #kush #ishte
Java News