Aktualitet

Tentoi të vidhte një turist italian nën kërcënimin e thikës, arrestohet i riu në Durrës

Një 20-vjeçar në Durrës është vënë në pranga pasi tentoi që t’i vidhte çantën një turisti italian.

Siç bëhet e ditur, i riu me iniciale A. D., banues në Bulqizë dhe rezident në Itali, tentoi ta vidhte turistin nën kërcënimin e thikës.

Turisti ishte duke lëvizur me automjetin e tij dhe arriti të largohej duke i shpëtuar tentativës.

/a.r

#Tentoi #të #vidhte #një #turist #italian #nën #kërcënimin #thikës #arrestohet #riu #në #Durrës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button