Frikë nga sulmi i Iranit, Amerika dërgon avionët F-22 në Lindjen e Mesme

SHBA ka vendosur të dërgojë avionët e saj më të avancuar luftarakë, F-22 , në Lindjen e Mesme, pasi konsiderohet çështje kohe para se Irani të sulmojë Izraelin si hakmarrje për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniya.
Njoftimi u bë nga Komanda Qendrore e SHBA, e cila sqaroi se luftëtarët kishin mbërritur në zonën e përgjegjësisë, pa dhënë detaje për vendndodhjen e saktë.
“Forcat Ajrore të SHBA F-22 Raptors mbërritën në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së në 8 gusht si pjesë e ndryshimeve të qëndrimit të forcës amerikane në rajon për të zbutur mundësinë e përshkallëzimit rajonal nga Irani ose përfaqësuesit e tij.”
Zona e përgjegjësisë së CENTCOM përfshin të gjithë Lindjen e Mesme, duke përfshirë Izraelin. Për F-22, SHBA thotë se ata u dërguan “për t’i bërë ballë kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij”.
Ndërkohë, avionë të tjerë luftarakë amerikanë janë dërguar në Lindjen e Mesme më herët.
/a.r
#Frikë #nga #sulmi #Iranit #Amerika #dërgon #avionët #F22 #në #Lindjen #Mesme
Java News