Aktualitet
E rëndë në Vlorë! Shtetasi italian hidhet nga kati i nëntë i banesës

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë, ku një 87-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati ku jetonte.
Viktima është shtetas italian dhe dyshohet se e ka kryer veprimin në gjendje të rënduar psikologjike.
“Sot, në lagjen “Pavarsia 3”, Vlorë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i nëntë i banesës së tij, shtetasi italian L.B., 87 vjeç (person paraplegjik), i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r
#rëndë #në #Vlorë #Shtetasi #italian #hidhet #nga #kati #nëntë #banesës
Java News