Aktualitet

Peshku zot i tavolinave, vera ndryshoi konsumin, mishi dhe zarzavatet me pak te preferuara

Mishi nuk është më në krye të listës së ushqimeve gjatë verës… Peshku po mbizotëron gjatë sezonit turistik duke u bërë ai zot në tavolinat e restoranteve por dhe shtëpive të shqiptarëve.

Instituti i Statistikave bën të ditur se cmimet e produkteve të detit në korrik u rritën më tej duke ndikuar më shumë tek inflacioni tek ushqimet. Ndërsa mishi dhe zarzavatet qëndrojnë në fund të listës.

Rritja e konsumit të produkteve të detit pohohet edhe nga restorantet në Tiranë. Sipërmarrësit tregojnë se kërkesat janë të larta si nga shqiptarët por dhe të huajt.

Ndonëse një vit më parë inflacioni ishte në vlera dyshifrore, përsëri, edhe më rënien çmimet vazhdojnë të jenë të larta.

Prodhimet e detit dhe bulemtrat e patën inflacionin respektivisht në 5.4% dhe 3.5% në korrik. Numri i turistëve por dhe sezonaliteti po rrit ndjeshëm konsumin e produkteve të detit por nga ana tjetër edhe të çmimeve.

Nga ana tjetër inflacioni tek mishi qëndron më i ulët. Nga 11.2% një vit më parë ky tregues arriti në 2.6% këtë muaj që lamë pas. Kujtim Dervishi, kreu i shoqatës së restoranteve tregon se në tërësi mishi po konsumohet nga ata qytetarë dhe turistë që preferojnë produktet tradicionale.

Gjatë vitit 2023 në Shqipëri u prodhuan 901 mijë tonë qumësht, 12 mijë tonë djathë por dhe 19 mijë tonë peshk. Por kërkesa sërish ishte më e lartë dhe për të plotësuar nevojat e tregut një pjesë e madhe u importua.

/a.r

#Peshku #zot #tavolinave #vera #ndryshoi #konsumin #mishi #dhe #zarzavatet #pak #preferuara
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button