Shëndeti

Sa janë kostot për pacientët në spitalet e Shqipërisë?

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka llogaritur së fundi kostot për pacientët e periudhës janar-prill 2024 të shtruar në spitalet shtetërore.

Kostot më të larta me vlerë rreth 344 mijë lekë për pacient llogariten për të shtruarit në spitalet psikiatrike. Kosto të lartë me vlerë deri 21 mijë lekë për pacientë ka pasur edhe për shtruarit me probleme kardiologjie.

Ndërsa shpenzimet më të ulëta për pacient llogariten për të sëmurët me sëmundje tumorale që kryejnë seancat e radioterapisë. Kostoja për pacient llogaritet 100 lekë.

Sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në periudhën janar-prill numri i pacientëve të shtruar në spitale është 105,722 pacientë kundrejt 397,580 të parashikuara, me një kosto prej 78,740 lekë/pacientë.

Shtrimet në spitale të periudhës janë rritur 6% kundrejt muajve janar-prill 2023.

Shtim të shtrimeve rreth 3% ka pasur edhe për të sëmurët e shtruar në kardiologji, krahasuar me janar-prill 2023-n.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë është 3,309 pacientë kundrejt 9,720 të parashikuar, me një kosto prej 20,713 lekë/pacientë.

Shtrimet në spitalet psikiatrike janë ulur ndjeshëm.

Ndërsa kostot për pacient e psikiatrisë janë ndër më të lartat, për shkak të shtimit të personelit. Për janar-prill 2023 në spitalet shtetërore psikiatrike ishin të shtruar 730 pacientë apo 40% më pak se e njëjta periudhë e vitit paraardhës. Kostoja e trajtimit llogaritet me vlerë prej 343,920 lekë/pacient.

/a.r

#janë #kostot #për #pacientët #në #spitalet #Shqipërisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button