Aktualitet
Atentat në Francë! Vritet Ylli Bezhani, plagosen tre persona. Autori qëlloi nga skuteri

Vritet nga një atentat mafioz 47-vjeçari shqiptar Ylli Bezhani, ndërsa mbetën të plagosur tre persona, mes të cilëve edhe djali 24-vjeçar i viktimës.
Ngjarja ndodhi në lagjen Teisseire të Grenoble në Francë ku 47-vjeçari shqiptar u qëllua me 5 plumba nga një person i cili po lëvizte me një skuter elektrik.
Si pasoj e të shtënave, mbeti i plagosur djali, nipi i Ylli Bezhanit dhe një tjetër shqiptar, identiteti I të cilit ende nuk është bërë me dije. Të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin trajtimin e duhur mjekësor.
Policia po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa vijon ende të jetë në kërkim të autorit.
/a.r
#Atentat #në #Francë #Vritet #Ylli #Bezhani #plagosen #tre #persona #Autori #qëlloi #nga #skuteri
Java News