Aktualitet

VIDEO/ Turisti humb kontrollin, makina përfundon në kanalin e Butrintit

Një makinë ka përfunduar në ujërat e Kanalit të Butrintit ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në Kanalin e Butrintit në afërsi të fshatit Vrinë.

Nga burime paraprake bëhet me dije se kanë qenë dy persona brenda në mjet, të cilët kanë mundur të dalin me not pa dëmtime.

Policia e Sarandës është ndodhur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Mjeti tip “Fiat” drejtohej nga një shtetas i huaj, i identifikuar si Patryk Sajnog. Gjithashtu ai rezulton pa leje drejtimi dhe është arrestuar nga policia.

/a.r

#VIDEO #Turisti #humb #kontrollin #makina #përfundon #në #kanalin #Butrintit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button