Gërvalla e Bulliqi organizojnë pritje për mërgimtarët, pak interesim për t’i takuar

Komuna e Podujevës ka publikuar fotografi nga takimi i mbrëmshëm me mërgatën, me organizim të Kryetarit të kësaj komune, Shpejtim Bulliqit dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës.
Në fotografitë e publikuara shihet se interesimi për këtë takim ka qenë i vogël. Shumica e personave që shihen në fotografi janë ministra, deputetë e zyrtarë të tjerë nga niveli qendror e lokal.
Në njoftimin e Komunës thuhet se Bulliqi i ka falënderuar bashkatdhetarët “për investimet që po i bëjnë në vazhdimësi në vendlindje”.
“Ai po ashtu i ka informuar ata për mundësinë që Komuna e Podujevës është duke ofruar për investitorët, duke përmendur Zonën ekonomike, si një mundësi e jashtëzakonshme për ata që duan të investojnë në Podujevë”, thuhet në njoftim.
Fjalë rasti ka mbajtur edhe Gërvalla, e cila “i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi bashkatdhetarët që asnjëherë nuk e harruan atdheun e tyre”.
#Gërvalla #Bulliqi #organizojnë #pritje #për #mërgimtarët #pak #interesim #për #takuar
gazetablic.com