“DEADPOOL & WOLVERINE”/ Filmi vendos rekord të ri që në javën e tretë të publikimit

“Deadpool & Wolverine” ka thyer rekord në Box Office qysh në javën e tretë të publikimit.
Filmi aksion fanta-shkencë i studiove Marvel ka fituar rreth 840 milionë dollarë në kinematë botërore ndërsa parashikohet që të arrijë 1 miliardë dollarë gjatë mesit të muajit gusht.
Vetëm për dy javë, filmi i tretë i triologjisë së super-heroit me protagonist Ryan Reynolds dhe Hugh Jackman, ka kaluar fitimet e plota të Deadpool 2, I cili në vitin 2018 arriti në vetëm 780 milionë dollarë.
Në vend të dytë në renditjen e Box Office ndodhet Inside Out 2, i cili gjithashtu ka kaluar pritshmëritë ku prej 2 muajsh nga publikimi ka kapur shifrën e 680 milionë dollarëve
Duket se filmat e animuar do të mbajnë rekordet për verën e 2024-ës pasi në vend të tretë renditet Despicable Me 4. 316 milionë dollarë është edhe shuma që kinematë në mbarë botën shënuan si fitime ndërsa vijon të shfaqet ende.
Sipas kritikave, muajt e verës shënojnë zakonisht majën e fitimeve për filmat teksa studiot e mëdha kinematografike synojnë publikimet gjatë muajve qershor dhe korrik.
#DEADPOOL #WOLVERINE #Filmi #vendos #rekord #të #që #në #javën #tretë #të #publikimit