FOTO/ Bebe Rexha shijon pushimet me të dashurin e ri

Bebe Rexha u fotografua këtë javë me të dashurin e saj të ri, Simos Liakos, në Itali.
Dyshja u panë duke merrë rreze në Sardenjë, ku artistja u fotografua me rroba banje të zeza duke vendosur krahun e saj mbi gjoksin e inxhinierit arkitekturor dhe duke e përqafuar atë.
Në korrik 2023, Rexha konfirmoi fundin e lidhjes së saj trevjeçare me të dashurin Keyan Safyari, dy javë pasi ajo ndau mesazhet me ndjekësit e saj në Instagram, ku ai dyshohet se fliste negativisht për shtimin e saj në peshë.
Rexha ka qenë e hapur për çështjet e imazhit të trupit të saj, duke postuar në Twitter në prill 2023:
“Gjithmonë kam luftuar me peshën time. Mua më pëlqen të ha,” dhe në qershor 2023, “Qeniet njerëzore kalojnë luhatje të peshës është jeta dhe ju nuk e dini se çfarë po kalojnë njerëzit. Medikamente, sëmundje etj…”
#FOTO #Bebe #Rexha #shijon #pushimet #të #dashurin