Sport

Takim kokë më kokë me trajnerin e Çelsit, Armando Broja vendos përfundimisht për të ardhmen –

E ardhmja e Armando Brojës ka qenë një temë diskutimi këtë verë. Sulmuesi shqiptar është nxjerrë prej kohësh në shitje dhe interesimi për të ka qenë i lartë. Por kur t gjithë prisnin të mësonin emrin e ekipit të ri të Brojës, trajneri i Çelsit befasoi opinionin sportiv duke e përfshirë në listën e lojtarëve që do të merrte me vete në fazën përgatitore në SHBA.

Sidoqoftë, minutat në ndeshjet miqësore të zhvilluara përtej oqeanit kanë qenë të pakta. Madje në ndeshjen e fundit kundër Real Madridit nuk u përshi fare me ekipin. Sipas “Daily Mail”-it, Armando Broja do të takohet kokë më kokë me trajnerin Mareska kur Çelsi të kthehet sërish në Londër. Lojtari shqiptar kërkon të sqarojë një herë e mirë pozicionin e tij në projektin e Mareskës. Në rast se Broja do ta shohë veten jashtë planeve të trajnerit të ri, atëherë do të zgjedhë ofertën më të përshtatshme për të vazhduar karrierën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Takim #kokë #më #kokë #trajnerin #Çelsit #Armando #Broja #vendos #përfundimisht #për #të #ardhmen
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button