Aktualitet

Pacienti zero i “Etheve të Nilit”/ Dëshmia e 63-vjeçarit nga Lushnja: Analiza e palcës zbuloi virusin!

Pas 13 vitesh virusi i Nilit u rikthye në vendin tonë, ndërsa një prej vatrave të evidentuara është në Savër të Lushnjës ku, Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar një 63-vjeçar të infektuar.

Top Channel kontaktoi me Skënder Delilaj, i cili e ka zbuluar infektimin pasi ka shkuar në Greqi. Atje i është nënshtruar një mjekimi të specializuar, pasi prej ditësh nuk i ulej temperatura.

“Ka që të shtunën, më dhimbte koka. Të dielën pasdite pastaj më dha një dhimbje koke të madhe dhe me temperaturë deri në 40”-shprehet ai.

Diagnostikimi i 63-vjecarit me Ethet e Nilit nuk ka qenë i lehtë as për mjekët greke. Fillimisht 63-vjecari shqiptar u dyshua se ishte i sëmurë nga konsumimi i bulmetit, por pas një analizë të bërë nga palca e pacientit u konfirmua që ishte i infektuar nga pickimi i mushkonjes dhe infektimi kishte ndodhur në periudhën që 63-vjeçari ishte në Shqipëri.

Autoritetet në Greqi njoftuan në pas ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri.

“Shkova në spital në Greqi atje më shtruan, e zbuluan pas tre ditësh. Rashë si në koma”-shprehet ai.

Banorët në Savër thonë se autoritetet kanë spërkatur zonën dhe se vetë ata po mundohen të marrin masat e nevojshme që të shmangin pickimet nga mushkonjat. Më të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje të tjera nuk e fshehin frikën.

Ata kërkojnë që përveç ndërhyrjes nga autoritetet shëndetësore me spërkatje të vazhdueshme të nisë edhe një fushatë sensibilizimi për vetë banorët.

/a.r

#Pacienti #Etheve #të #Nilit #Dëshmia #63vjeçarit #nga #Lushnja #Analiza #palcës #zbuloi #virusin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button